Mosmarrëveshjet e mëhershme, rrahje në grup në një fshat të Pejës

Kronikë e zezë

Mosmarrëveshjet e mëhershme, rrahje në grup në një fshat të Pejës

Më: 4 prill 2017 Në ora: 12:06
Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar dje shtatë të dyshuar në Bllagajë të Pejës pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje të mëhershme janë përfshirë në rrahje.

Si pasojë lëndime kanë pësuar dy të dyshuar, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor.

 Me vendim të prokurorit, dy nga të gjithë të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje, ndërsa të dyshuarit tjerë janë liruar në procedurë të rregullt. Njësitet policore janë duke hetuar rastin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat