Aksident i tmerrshëm, vdes gruaja shqiptare

Kronikë e zezë

Aksident i tmerrshëm, vdes gruaja shqiptare

Më: 3 prill 2017 Në ora: 22:41
Foto nga aksidenti

Një shqiptare raportohet se ka humbur jetën në një aksident rrugor në Itali, mbrëmjen e sotme.

Aksidenti tragjik ka ndodhur rreth orës 19:45 në autostradën 284, që lidh komunat Paterno e Randazzo, në komunën e Paternos (Catania, Siçili).

Për shkak të përplasjes mes dy makinave, një “Ford Ka” dhe një “BMW”, një 37-vjeçare shqiptare me iniciale V.D., e cila jetonte në Adrano, ka mbetur e vdekur në vend. Ndërsa një 27-vjeçar italian është plagosur rëndë.

Dinamika e aksidentit mbetet për tu zbardhur. Nga ajo që raportohet deri më tani nga mediat lokale, mësohet se shqiptarja, e cila drejtonin makinën tip “Ford”, drejtohej për në Paterno.

Për arsye ende të paqarta, në një kthesë, makina e shqiptares është përplasur frontalisht me BMW-në që lëvizte në drejtim të kundërt.

Përplasja përshkruhet si e tmerrshme, me “Ford”-in që është shkatëruar në mes të rrugës. Ndërsa viktima, nga forca e impaktit të fuqishëm, ka fluturuar nga makina dhe është përplasur në asfalt.

Ata që kanë ofruar ndihmën e parë pas aksidentit kanë qenë shoferët që lëviznin në ato momente në rrugë. Më pas, në vendngjarje kanë shkuar edhe dy ambulanca, forcat zjarrfikëse dhe ato të policisë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat