Ktheu 18-vjeçaren në skllave seksi, 11 vite burg për tutorin. Emri

Kronikë e zezë

Ktheu 18-vjeçaren në skllave seksi, 11 vite burg për tutorin. Emri

Më: 3 prill 2017 Në ora: 18:41
Ilustrim

Për akuzën e skllavërimit, Gjykata Penale e Torinos ka dënuar sot 35-vjeçarin Djlaver Dema dhe Silvia Lehaun, 25-vjeçaren moldave me 11 vite, 5 muaj e 15 muaj burg, secili.

Dënim më i rëndë se ai që kishte kërkuar prokuroria: 9 vite e 6 muaj burgim për Deman dhe 7 vite për Lehaun.

Ata akuzohen se kanë detyruar një të re moldave, sot 21-vjeçe, por në kur kanë ndodhehur ngjarjet vetëm 18, të prostituohej, edhe pa prezervativ, në rrugët e Torinos.

Të dy, kanë detyruar vajzën të transferohet nga Atdheu i saj për në Itali, konkretisht në Torino, ku e kanë shfrytëzuar më pas për prostitucion, raportojnë mediat lokale. Vajza është shtrënguar të bënte seks edhe pa prezervativ.

Ajo është infektuar edhe me virusin HIV. Tashmë, jeton e mbrojtur në një komunitet.

Sipas aktakuzës së prokurorisë, vajzës, analfabete, iu sigurua një fluturim për në Milano sapo mbushi 18 vjeçe. Në Moldavi, nuk i kishte mbetur më askush.

“Padroni” i saj shqiptar i thoshte: “Je imja për një vit, nuk ke liri të ankohesh”, teksa e dhunonte fizikisht.

Moldavja shpëtoi nga kthetrat e prostitucionit pasi jetoi për muaj me radhë mes rrahjeve dhe abuzimeve.

Vajza ndodhej në rrugë, në komunën “Bairo”, kur është sulmuar verbalist nga dy prostituta të tjera. E reja shpërtheu në lot duke u rrëfeu dy prostitutave gjendjen në të cilën ndodhej.

Pas kësaj, ato e shoqëruan në komisariatin e karabinierëve në Castellamonte, ku moldavja bëri denoncimin ndaj Djlaver Demës dhe Silvia Lehaut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat