Vrasja e shqiptarit nga Vlora në Greqi, publikohen pistat ku po heton policia

Kronikë e zezë

Vrasja e shqiptarit nga Vlora në Greqi, publikohen pistat ku po heton policia

Më: 2 prill 2017 Në ora: 19:33
Greqi

Mediat greke ka publikuar te tjera detaje lidhur me vrasjen e 35 vjeçarit shqiptar. Sipas tyre behet e ditur se i riu ishte me origjinë nga Vlora. Në vendin e ngjarjes policia gjeti dhjetëra gëzhoja. Lidhur me ekzekutimin e tij, policia greke tha se ka disa pista, ku më e mundshmja është ajo e larjes së hesapeve mes bandave, pasi në skedat e autoriteteve viktima rezulton si i implikuar në trafikun e drogës. Por hetimi është shtrire edhe në pistën e konkurrencës, pasi 35-vjeçari kishte një pikë shitje automjetesh dhe kohët e fundit kishte pasur disa konflikte me konkurrentët e tij.

Vrasja në Greqi/ Dëshmitarët rrëfejnë si e gjetën shqiptarin në makinë: Merrte frymë…

Mediat greke zbulojnë detaje të tjera mbi vrasjen e shqiptarit ende të paidentifikuar.

“Protothema.gr” shkruan se ai ishte tregtar dhe baba i dy fëmijëve, teksa u gjet i vrarë mbrëmjen e kaluar në Menidhi (Athinë).

Një dëshmitar okular shprehet se rreth orës 22:00, “afër dyqanit tim në rrugën Papaflessa, janë dëgjuar disa krisma dhe sapo ndodhi kjo një klient i dyqanit tim doli për të parë se çfarë ka ndodhur. Plumbat kishin qëlluar një makinë të tipit Lancia, ku gjendej shqiptari”.

Ndërsa një dëshmitar tjetër që e ndihmoi për ta dërguar shqiptarin në spital, rrëfen se si veproi.

“Sapo e pashë që ai ishte i plagosur, u futa me vrap në makinën e tij dhe i kontrollova impulsin për ta parë nëse ishte gjallë, dhe pasi verifikova që ishte gjallë, e vendosa në makinën time së bashku me djalin tim dhe dy shokë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat