Plagosje me armë në Shkodër

Kronikë e zezë

Plagosje me armë në Shkodër

Më: 2 prill 2017 Në ora: 14:48
Ilustrim

Një përplasje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Shkodër, ku ka mbetur i plagosur një person.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30 në lagjen 10 korriku të këtij qyteti, ku pas një konflikti për motive të dobëta, tre perona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri pistoletë, duke e plagosur, në pjesën e legenit,  S.Sh. 21 vjeç, banues në lagjen “10 Korriku” Shkodër.

I dëmtuari ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia thotë se janë ngritur pika kontrolli dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve dhe vënien para përgjegjësisë penale.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale "Vrasja me dashje e kryer në bashkëpunim" e "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat