Tentim vrasje në Mitrovicë

Kronikë e zezë

Tentim vrasje në Mitrovicë

Më: 2 prill 2017 Në ora: 11:34
ilustrim

Në të dy rastet viktimat janë sulmuar fizikisht dhe me thikë dhe si pasojë e lëndimeve kanë pranuar tretman mjekësor.

Policia njofton për dy raste të tentim vrasjes, njëri ka ndodhur në Ferizaj e tjetri në Mitrovicë.

Sipas raportit të përditshëm të Policisë, pas një mosmarrëveshjeje dy të dyshuar kanë sulmuar fizikisht dhe me thikë dy viktimat, njëri prej të cilëve ka marrë lëndime të rënda trupore e tjetri lëndime të lehta.

Të lënduarve u është ofruar ndihma mjekësore.

Të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit dërgohet në mbajtje ndërsa i dyshuari  tjetër  lirohet në procedurë të rregullt.

Rasti, i cili po hetohet, ka ndodhur më 31 mars rreth orës 18:10.

Ndërsa, rasti tjetër ka ndodhur në Mitrovicë dje rreth orës 11:00.

Policia ka arrestuar dy të dyshuar, të cilët pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar me thikë dy viktimat, të cilët për shkak të lëndimeve kanë pranuar trajtim mjekësor.

Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. Rasti është nën hetime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat