Tentim vrasje në Ferizaj

Kronikë e zezë

Tentim vrasje në Ferizaj

Nga: B.S Më: 2 prill 2017 Në ora: 11:31
Skenë krimi, ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy të dyshuar pas një mosmarrëveshje në qytetin e Ferizajt, pasi ata kanë sulmuar dy të tjerë me thikë duke iu shkaktuar lëndime trupore.

Njëri nga viktimat ka marrë plagë të rënda pas therrjes, kurse tjetri ka përfunduar me lëndime më të lehta, njofton policia.

Të lënduarve pas rastit që ka ndodhur të premten ju është dhënë ndihma e parë, kurse të dyshuarit janë arrestuar.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit njëri nga ta është dërguar në mbajtje, kurse tjetri është liruar në procedurë të rregullt./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat