Mjeti përplas biçikletën tek rreth-rrotullimi i varrezave, plagoset 60-vjeçari

Kronikë e zezë

Mjeti përplas biçikletën tek rreth-rrotullimi i varrezave, plagoset 60-vjeçari

Më: 1 prill 2017 Në ora: 16:54
ilustrim

Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e së shtunës në qytetin e Shkodres, tek rreth-rrotullimi i varrezave katolike të Rrmajit duke lënë të plagosur një 60 vjeçar.

Automjeti i tonazhit të lartë ka përplasur 60-vjeçarin Nikolin Gjoni që po udhëtonte me biçikletë.

Për pasojë ai mori plagë në kokë, ndërsa ka qënë drejtuesi i automjetit qe i ka ardhur në ndihmë të aksidentuarit, duke e dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës.

Pas dhënies së ndihmës së parë, mësohet se i aksidentuari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë grupi hetimor ka bërë edhe shoqërimin e drejtuesit të mjetit deri në zbardhjen e plotë të aksidentit.

Sipas policisë, dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë mosfrenimi në kohë i mjetit, pasi 60-vjeçari ka qenë duke përshkuar rrugën tek vizat e bardha kur ndodhi përplasja, që mund të kishte rezultuar fatale.

Këto javë kanë shënuar disa aksidente radhazi brenda qytetit të Shkodres, mes një automjeti dhe drejtuesve të biçikletave, duke ngritur kështu një alarm për të gjitha institucionet.

Nevojitet që në rruge të ndërhyhet për korsitë e biçikletave, pasi pasojat mund të jenë fatale në një kohë që Shkodra njihet si qyteti me përdorim të lartë të këtij mjeti, por që i mungojnë hapësirat e mjaftueshme. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat