Kamioni shtyp për vdekje tre nxënës derisa po e kalonin rrugën në vija të bardha

Kronikë e zezë

Kamioni shtyp për vdekje tre nxënës derisa po e kalonin rrugën në vija të bardha

Më: 27 mars 2017 Në ora: 23:07
Pamje nga aksidenti

Tre nxënës të një shkolle fillore janë shtypur për vdekje derisa dy tjerë janë lënduar rëndë, kur një kamion i shkel derisa po kalonin në vija të bardha për të shkuar në shkollë.

Një grup nxënësish po kalonin rrugën në vija të bardha, kur shoferi i një kamioni nuk frenoi dhe i shtypi për vdekje, ndërsa ngjarja e tmerrshme raportohet të ketë ndodhur në qytetin kinez Guiping.

Ekipet emergjente janë shfaqur në vendin e ngjarjes, por njëri nga nxënësit kishte mbetur i vdekur në vend, derisa katër tjerë u shtruan në spital ku pas disa orëve edhe dy tjerë ndërruan jetë, pasi nuk u mbijetuan plagëve të marra.

Dy fëmijë janë ende të shtrirë në spital pas lëndimeve të marra, por mjekët kanë konfirmuar se janë jashtë rrezikut për jetë.

Kamerat e sigurisë të instaluara në shtyllat e elektrike, kanë filmuar momentin kur nxënësit të udhëhequr nga mësuesit e tyre po kalonin rrugën.

Por edhe pse njëri nga mësuesit kishte dalë para veturave me shenjën paralajmërues “Stop fëmijët në rrugë”, ky paralajmërim nuk vlejti për shoferin e papërgjegjshëm të kamionit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat