Një 17 vjeçare me origjinë nga Prilepi ndërsa ka jetuar në Australi, ka vdekur në aksident. Në aksident ka vdekur edhe i dashuri i saj.
Ekipet mjekësore kanë tentuar të ndihmojnë, por ka qenë vonë të mund të shpëtojnë ndonjërin prej tyre.
I dashuri i 17 vjeçares, Tamara Jordanoska që ka drejtuar makinën ka goditur shtyllën, me çka vetura e tipit BMW është rrokullisur dhe djegur, transmeton Aktuale.mk.
Sipas dëshmitarëve okularë, vetura ka lëvizur me shpejtësi të madhe, ndoshta me mbi 100 kilometra në orë.
Familja e Tamarës kishte rreth tre vjet që kishte shkuar për të jetuar në Australi.