Shqiptarët masakrojnë me shufra hekuri italianin

Kronikë e zezë

Shqiptarët masakrojnë me shufra hekuri italianin

Më: 27 mars 2017 Në ora: 07:21
Policia italiane

Një 20-vjeçar italian ndodhet në gjendje kritike në një spital në kryeqytetin italian të Romës, pasi u rrah në një festë nga një grup shqiptarësh, gjatë natës së djeshme rreth orës 03:00.

Emanuele Morganti, u transportua menjëherë për në sallën e operacionit me fraktura të rënda në kafkë dhe në qafë, pas dhunës në një lokal nate nga nje grup i dyshuar shqiptarësh.

Mediat vendase shkruajnë se i riu italian u godit disa herë me shufra hekuri në kokë, duke pësuar hemorragji cerebrale.

Autoritetet përkatëse po vijojnë hetimet për të zbardhur shkaqet e këtij rasti të shëmtuar, të cilët kanë marrë në pyetje disa dëshmitarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat