Spanjë: Kokainën e fshehin në banane, arrestohen dy persona

Kronikë e zezë

Spanjë: Kokainën e fshehin në banane, arrestohen dy persona

Më: 26 mars 2017 Në ora: 22:26
Droga

Policia spanjolle bën të ditur se ka arrestuar dy meshkuj të dyshuar se në banane të rrejshme kanë fshehur kokainë.

Policia ka arrestuar dy spanjollët pasi që agjentët në nëntorin e vitit të kaluar kanë gjetur shtatë kilogramë kokainë në 57 banane të rrejshme, të cilat janë dorëzuar si banane të vërteta nga Amerika Jugore për në Valencia.

Në kutitë e kartonit në të cilat gjendeshin bananet kanë qenë të fshehura 10 kilogramë, transmeton AFP.

Spanjollët e arrestuar ngarkohen për pjesëmarrje në organizimin e grupit kriminal ndërsa po kërkohet edhe një italian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat