Tragjike: Vdes gruaja në mes të Tiranës

Kronikë e zezë

Tragjike: Vdes gruaja në mes të Tiranës

Më: 23 mars 2017 Në ora: 17:55
Skenë krimi

Një grua 35-vjeçare në kryeqytetin shqiptar, i ka dhënë fund jetës në rrethana të dyshimta.

Gjatë ditës së djeshme, ka ndërruar jetë në spital D.L., 35 vjeçe, banuese në Tiranë. Nga hetimet paraprake, rezulton se e ndjera kishte pirë fostoksinë.

Gruaja është dërguar nga të afërmit në spital në gjendje të rëndë, por nuk ka mbijetuar.

Policia po heton për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat