Sulmohen dy persona në veri të Mitrovicës

Kronikë e zezë

Sulmohen dy persona në veri të Mitrovicës

Më: 21 mars 2017 Në ora: 16:13
Ilustrim

Dy shqiptarë me inicialet N.P dhe M.Q, janë rrahur nga disa persona të panjohur në lagjen ‘Kodra e Minatorëve’ në veri të Mitrovicës, bëjnë të ditur burimet.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 15:00, mirëpo ende nuk dihet se si është gjendja e tyre shëndetësore.

Media u mundua të marr një prononcim nga zëvendësdrejtori për rajonin e Mitrovicës Veriore, Besim Hoti, por kontakti me të ishte i pamundur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat