Raportohet se viktima mashkull -fëmijë më datën e cekur si pasojë e ndezjes së një boce plini në shtëpinë e tij ka pësuar lëndime trupore. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Gjilanit e më pas në QKUK-Prishtinë. Më 18.03.2017 si pasojë e lëndimeve të marra në rast viktima ka ndërruar jetë në QKUK-Prishtinë.
Rasti i ndodhur, nuk është raportuar në polici as nga familjarët e as nga Spitali deri më sot, kur viktima ka ndërruar jetë. Lidhur me rastin janë njoftuar Njësitet përkatëse policore dhe prokurori, thuhet në raportin e policisë.