Sekuestrohen llogaritë bankare të një firme, 2 ortakët dyshohen për pastrim parash

Kronikë e zezë

Sekuestrohen llogaritë bankare të një firme, 2 ortakët dyshohen për pastrim parash

Më: 18 mars 2017 Në ora: 09:04
Ilustrim

Policia e Fierit ka sekuestruar llogaritë bankare të shoqërisë "BP-2014" të depozituara në 3 banka të nivelit të dytë pasi dy ortakët e saj dyshohen si të përfshirë në pastrim parash apo veprimtari kriminale. 

Njoftimi i plotë i Policisë së Fierit:

Më datën 17.03.2017, Policia e Fierit, ka sekuestruar 245 253 USD dhe 280.000 lekë të reja dhe 110 000 Euro të shoqërisë "BP-2014" të depozituar nga ortakët e kësaj shoqerie B.Ç dhe D. C, në tre banka të nivelit të dytë.

Hetimet vazhdojnë për llogari të tjera bankare të kësaj shoqerie dhe përfaqësuesve të saj të cilët dyshohen për pastrim të produktit të veprës penale apo veprimtarisë kriminale, të parashikuar nga Neni 287 i Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat