Shandanë, lugë e argjendurina, kapen në Itali 3 ‘skifterët’ shqiptarë me gjysmë milioni euro mall

Kronikë e zezë

Shandanë, lugë e argjendurina, kapen në Itali 3 ‘skifterët’ shqiptarë me gjysmë milioni euro mall

Më: 18 mars 2017 Në ora: 08:46
Gjesendet e gjetura

Policia italiane ka arrestuar tre hajdutë shqiptarë që vidhnin në apartamente dhe ka zbuluar dy depo ku fshihej malli me vlerë rreth 500 mijë euro.

Tre shqiptarët janë arrestuar nga agjentët e skuadrës së lëvizshme me akuzën e vjedhjes së rëndë.

Tre të arrestuarit janë të moshës 24, 30 dhe 33-vjeçare dhe ndodheshin në Itali pa leje qëndrimi. Në depo policia italiane gjeti argjendurina, shandanë, lugë e të tjera sende me vlerë që shqiptarët i kishin vjedhur në apartamente të ndryshme.

Një shqiptar i katërt, 35 vjeç është akuzuar për posedim të pasurisë së vjedhur.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat