Aksident në Elbasan, plagosen dy persona

Kronikë e zezë

Aksident në Elbasan, plagosen dy persona

Më: 17 mars 2017 Në ora: 09:58

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, në Komisariatin e Policisë Elbasan bënë arrestimin në flagrancë të Bledian  Miftari, 39 vjeç banues në Elbasan

Arrestimi i tij u bë pasi duke drejtuar mjetin me targa AA 214 BE në Lagje “Shënkoll” ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një mjet të parkuar.

Si pasojë janë aksidentuar këmbësorët F.R, 53 vjeç dhe E.K, 28 vjeçe, të dy banues në Elbasan.

Të dy të aksidentuarit, u dërguan për ndihmë mjekësore në Spitalin Kirurgjik Elbasan dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelja e Rregullave të Qarkullimit Rrugor” dhe "Drejtimi i automjetit në gjendje të dehur”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat