Detaje/Plagosja me armë zjarri, policia jep detaje

Kronikë e zezë

Detaje/Plagosja me armë zjarri, policia jep detaje

Më: 13 mars 2017 Në ora: 22:49
Policia shqiptare

Mbrëmjen e së hënës rreth orës 21:05, në një spital privat ka shkuar i plagosur me armë zjarri 24-vjeçari me inicialet D. Ç banues në Bathore, i cili është dërguar në spital nga familjarët e tij.

Nga hetimet paraprake të kryera ka rezultuar se ngjarja ka ndodhur në banesën e tij dhe nga deklarimet paraprake është mësuar se D. Ç., ka tentuar të kryej vetëvrasje.

Grupi hetimor po punon për verifikimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për grumbullimin e të dhënave dhe motivin pse donte ta kryente këtë akt vetëflijimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat