U kapën me kokainë, ja pasuritë që u sekuestrohen 2 shiptarëve

Kronikë e zezë

U kapën me kokainë, ja pasuritë që u sekuestrohen 2 shiptarëve

Më: 13 mars 2017 Në ora: 11:48
Policia italiane

Sot u janë sekuestruar pasuritë, por jeta luksoze, posedimi i 7 makinave, një motori, llogari bankare dhe aksionet e një shoqërie, kanë qenë ato që vunë në dyshim policinë, e cila fillojë ti gjurmonte dhe më pas bëri të mundur, arrestimin e dy shqiptarëve, të kapur së fundmi me 5 kilogramë kokainë.

Arrestimet e kryera nga Guarda di Financa e Breshias, ku rezultoi se shqiptari me inicialet B.P, ishte nën hetim që prej vitit të kaluar dhe akuzohet se trafikonte lëndë narkotike në zonën e Luça-s.

Ndërsa shqiptari tjetër me iniciale Z.E akuzohet si bashkëpunëtor i të parit. Pas arrestimit, atij iu konfiskuan plot 10 mijë euro para të thata, 7 makina, një motor, llogaritë bankare dhe aksionet e një  shoqërie me një vlerë prej 140 mijë eurosh.

Kjo pasuri dhe jeta luksoze e shqiptarit, ishte arsyeja pse ai nisi të hetohej nga policia, pasi e gjitha rezultonte e dyshimtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat