Humbin jetën disa persona në një aksident komunikacioni në Gjevgjeli

Kronikë e zezë

Humbin jetën disa persona në një aksident komunikacioni në Gjevgjeli

Më: 11 mars 2017 Në ora: 19:18
Ilustrim

Tre persona e humbën jetën në një fatkeqësi komunikacioni që ndodhi dje pasdite rreth orës 14:39 në rrugën rajonale Gjevgjeli – Bogdanci në afërsi të vendit të quajtur “Ura e larme”.

Siç kumtoi sot Ministria e Punëve të Brendshme, fatkeqësia e komunikacionit ndërmjet automjetit “Audi” me targa të Velesit, drejtuar nga B.Xh. (20) nga Bogdanci dhe “Ford Fiesta” me arga të Kavadarit, drejtuar nga L.P. (40) nga Kavadari. Në fatkeqësinë, nga plagët e marra, në vendin e ngjarjes kanë humbur jetën K.P.Gj. (17) dhe M.SH. (20), të dy nga Bogdanci, bashkëudhëtarë nga automjeti “Audi”. Vozitësi i aitj automjeti, B.XH. është dërguar në Entit publik shëndetësor-Gjevgjeli ku në orën 16:30 ka vdekur. Vozitësi i automjetit “Ford”, L.P. ka marrë lëndime trupore dhe ëlshtë dërguar në Entit shëdnetësor publik Kavadar, thekson MPB në Buletinin e rregullt.

Ekspertizë në vendin e ngjarjes kanë kryer Prokurori publik dhe ekipi nga Stacioni policor Gjevgjeli. Me urdhër të Prokurorit publik, trupat e të vdekurve janë dërguar në Institutin për Mjekësi ligjore për obduksion.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat