Horrori në Bërzhitë/ Zbardhet autopsia: Si e torturuan 74-vjeçaren, që të mos bërtiste ia mbushën gojën me…

Kronikë e zezë

Horrori në Bërzhitë/ Zbardhet autopsia: Si e torturuan 74-vjeçaren, që të mos bërtiste ia mbushën gojën me…

Më: 8 mars 2017 Në ora: 16:24
Shtepia

E moshuara, e cila u gjet e pajetë, dy ditë më parë në banesën e saj në Bërzhitë të Tiranës, e lidhur këmbë e duar është mbytur nga persona ende të paidentifikuar me trikon e saj. ‘BalkanWeb’ ka arritur të sigurojë autopsinë mbi shkaqet e vdekjes së 74-vjeçares Fatime Hida.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ se autorët i kanë mbuluar kokën dhe më pas i kanë futur një rrobë në gojë në mënyrë që ajo të mos bërtiste, gjë që i ka sjellë dhe asfiksinë.

E moshuara, e cila jetonte e vetme pasi nuk kishte fëmijë, kishte rënë dhe një here pre e grabitjes.
Sipas të afërmeve, grabitja e para kishte ndodhur në prill të vitit 2015, ku persona ende të paidentifikuar për policinë pasi e kishin dhunuar të moshuarën, i kishin vjedhur 2 milionë e 400 mijë lekë. Mes vetmisë dhe varfërisë, 74-vjeçarja i siguronte të ardhurat e saj nga blegtoria, ndërsa shtëpinë ia kishte rikostruktuar një fondacion holandez para dy vitesh si dhe i kishin blerë pajisjet elektroshtëpiake.

Po ashtu, të afërmit raportuan se prej dy ditësh nuk e kishin parë të moshuarën të nxirrte bagëtitë ashtu si për çdo ditë, por duke qenë se dera e banesës ishte hapur, ata nuk ishin shqetësuar.

Ka qenë pikërisht kryeplaku i fshatit ai që kishte hyrë i pari në banesën e Fatimes, ku është përballur me një skenë makabre; e moshuara e pajetë e shtrirë në prag të derës, e lidhur këmbë e duar, ndërsa në kokë kishte një copë të zezë. Fill pas kësaj, kryeplaku i alarmuar për atë çka i kanë parë sytë, ka njoftuar me urgjencë policinë.
Ngjarja
Ngjarja e horror që tronditi fshatin e Bërzhitës, por dhe opinionin publik ndodhi mbrëmjen e 6 marsit. Pas telefonatës së bërë në numrin e Emergjencave, grupi hetimor shkoi menjëherë në banesën e 74-vjeçares Fatime Hida ku ajo u gjet e vdekur dhe e lidhur këmbë e duar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat