Itali, në aksidentin me dy të vdekur i përfshirë 20 vjeçari shqiptar

Kronikë e zezë

Itali, në aksidentin me dy të vdekur i përfshirë 20 vjeçari shqiptar

Më: 7 mars 2017 Në ora: 19:28
Aksidenti

Dy persona kanë gjetur vdekjen dhe tre të tjerë kanë mbetur të plagosur në një aksident rrugor rreth mesnatës së shkuar në provincën e Piacenzas në Itali. Mediat vendase raportojnë se aksidenti është regjistruar në aksin pranë Borgonovo Val Tidone.

Për pasojë, dy shtetas italianë kanë gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa midis tre të plagosur është edhe një 20 vjeçar shqiptar, shkaktar i aksidentit.

Viktima, një 30 vjeçar dhe një 48 vjeçar po ktheheshin në banesë pas një loje futbolli amator, kur u përplasën nga një automjet që vjen në drejtim të kundërt, përplasje e cila ka ndodhur për arsye të paqarta duke shkaktuar përplasjen e fortë kokë më kokë të makinave.

Image

Dy persona të tjerë në makinën e dy viktimave u plagosën rëndë dh u transportuan me urgjencë në spitalin e Piacenzas, bashkë edhe me 20 vjeçarin shqiptar, shkaktar i aksidentit sipas “Ansa”-s.

Ekipet zjarrfikëse shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa policia nis hetimet për të sqaruar rrethanat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat