Masakroi gruan me thikën e bukës, s’do ta besoni ç’kish bërë më parë gruaja nga Fushë Kruja

Kronikë e zezë

Masakroi gruan me thikën e bukës, s’do ta besoni ç’kish bërë më parë gruaja nga Fushë Kruja

Më: 7 mars 2017 Në ora: 17:31
ilustrim

Një burrë 56-vjeçar u arrestua ditën e sotme pasi kishte dhunuar dhe më pas kishte qëlluar disa herë bashkëshorten e tij 53-vjeçare me thikën e bukës në shtëpi. Gjithçka ka ndodhur në banesën e çiftit Rama në Fushë Krujë

Ramazan Rama qëlloi gruan e tij, Q. Rama pas një debati të ashpër. Siç shkruan Panorama, sherri kishte nisur pasi gruaja ishte kthyer në shtëpi e dehur. Ajo kishte dalë dhe kishte pirë alkool me mikeshat e saj.

Një gjë e tillë ka qenë e papranueshme nga Ramazani, i cili në nxehje e sipër rrëmbeu thikën e bukës dhe qëlloi disa herë 53-vjeçaren.

Gruaja e dëmtuar ndodhet në Spitalin Ushtarak Tiranë nën kujdesin e mjekëve, ndërsa policia ka arrestuar Ramazanin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat