Vrasja e 39-vjeçarit në Pejë, policia jep detaje për të arrestuarin

Kronikë e zezë

Vrasja e 39-vjeçarit në Pejë, policia jep detaje për të arrestuarin

Më: 7 mars 2017 Në ora: 10:51
Kreshnik Haliti, i dyshuar për vrasjen e mbrëmshme në Pejë

Policia e Pejës njofton se mbrëmë kanë arrestuar të dyshuarin që kërkohej për vrasjen e 38 vjeçarit dje në Pejë.

“Hetuesit rajonal ne bashkëpunim me hetues te tjerë kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë të dyshimtin e kërkuar, me ç ‘rast është konfiskuar edhe arma tip: “PJETRO BERETA” cal: 7.65mm dhe 1 karikator i zbrazët i armës përkatëse me të cilën dyshohet se kryesi e ka përdorur gjatë kryerjes se veprës penale”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Dje në lagjen “Fidanishte” në Pejë është vrarë  M.Z. (1978) vdekja e të cilit është konfirmuar në vendin e ngjarjes.

Sipas Policisë trupi i pajetë i viktimës është tërhequr nga vendi i ngjarjes rreth orës 19:00 nga njësiti përkatës i (IML) me ç’ rast është dërguar për obduksion në (IML) Prishtinë.

“I dyshuar në këtë vrasje është: K.H (1979)- i arrestuar mbrëmë orës 22:00 pas arratisjes nga vendi i ngjarjes”, thuhet në komunikatë.

I dyshuari me urdhër të prokurorit të Shtetit mbahet nën masën e ndalimit policor prej 48 orëve, për të vazhduar me procedura ligjore.

Hetuesit rajonal janë duke bërë përpjekje intensive në bashkëpunim të plotë me prokurorin e çështjes që gjatë zhvillimit të hetimit të mësohet edhe motivi i kryerjes së kësaj vepre penale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat