Itali, plagoset 25-vjeçari, pronari i barit: E qëlluan shqiptarët

Kronikë e zezë

Itali, plagoset 25-vjeçari, pronari i barit: E qëlluan shqiptarët

Më: 7 mars 2017 Në ora: 07:30
Ilustrim

Mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:00, një 25-vjeçar është plagosur në këmbë me pistoletë pranë një bari në Genova.

Ndërkohë, i plagosuri i cili është një shtetas senegalez është transportuar me urgjencë në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

I marrë në pyetje nga policia, 25-vjeçari senegalez ka deklaruar se pak ditë më parë ka patur një konflikt me disa shqiptarë.

Sipas raportimeve të mediave, i riu është qëlluar dy herë më armë zjarri, por vetëm një plumb e ka kapur në këmbë.

Nga ana tjetër pronari i barit, pranë të cilit ka ndodhur ngjarja ka deklaruar se i riu "është qëlluar nga një grup shqiptarësh".

25-vjeçari i plagosur është një emër i njohur për policinë italiane, e cila duke u nisur nga precedentët e mëparshëm të tij, beson se bëhet fjalë për ndarjen e tregut të drogës.

 Hetimet nga policia italiane kanë filluar dhe pritet edhe zbardhja e motivit kryesorë të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat