Një aksident i rëndë ka ndodhur mesnatën e mbrëmshme në afërsi të një qendre tregtare në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur në Sauk të Tiranës.
Dy persona mësohet se kanë mbetur të bllokuar në makinën ku po udhëtonin, ndërsa mjeti është përfshirë nga flakët i gjithi.
Drejt vendit të ngjarjes kanë shkuar zjarrfikësit për t'i nxjerrë personat nga makina.