Ky është personi i vrarë sot në Pejë, ja kush është 39 vjeçari

Kronikë e zezë

Ky është personi i vrarë sot në Pejë, ja kush është 39 vjeçari

Nga: P.R Më: 6 mars 2017 Në ora: 18:51
i vrarë sot në Pejë, Mentor Zeka.

(E plotësuar) - Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur vrasjen që ka ndodhur në pasditen sotme në Pejë.

“Ju informojmë se sot me datë 06.03.2017 rreth orës 16:16, Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria Rajonale në Pejë ka pranuar informacionin se në lagjen Fidanishte në Pejë ka ndodhur një gjuajtje me armë zjarri, me ç’rast një person kishte ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, sipas konfirmimit të ekipit mjekësor.

Personi viktimë i vrasjes është M.Z. 1978, banues në lagjen Fidanishte.

Njësitet relevante të PK-së, pas marrjes se informacionit menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes për të siguruar prova dhe dëshmi dhe për të bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes, dhe lidhur me këtë menjëherë është informuar prokurori i shtetit i cili po ashtu ka dalë ne vendin e ngjarjes për të udhëhequr me këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe veprimet tjera operativo-hetimore për të mësuar të gjitha rrethanat e kësaj ngjarje dhe identifikuar të dyshimit”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Personi i vrarë rreth orës 16:00 sot në Pejë, është Mentor Zeka, 39 vjeçar.

Gazeta “Bota sot”, kishte ka raportuar se vrasja e Zekës ka ndodhur në qytetin e Pejës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj, duke konfirmuar rastin tha se bëhet fjalë për një vrasje. “Personi vrarë është i lindur në vitin 1978”, tha Ibraj.

Ndërsa gazeta “Bota sot”, ka siguruar edhe fotot e Mentor Zekes, tashmë i ndjerë.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj, i cili ka thënë se viktima është qëlluar afër biznesit të tij.

Ai ka bërë të ditur se policia është në vendin e ngjarjes, ndërsa ende nuk ka informacione për dorasin dhe as për motivin e vrasjes.

Ibraj njoftoi se vrasja ka ndodhur në ora 16:16, në Lagjen Fidanishte.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat