Sulmohet fizikisht shtetasi holandez

Kronikë e zezë

Sulmohet fizikisht shtetasi holandez

Më: 5 mars 2017 Në ora: 15:41
ilustrim

Shtetasi holandez për shkak të lëndimeve ka pranuar tretman mjekësor.

Dy persona janë arrestuar mbrëmë në fshatin Fortesë të Rahovecit, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshjeje kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull, shtetas holandez.

Sipas raportit të përditshëm policor, viktima ka pësuar lëndime trupore, për çka ka pranuar tretman mjekësor.

Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Policia këtë rast po e trajton si lëndim i lehtë trupor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat