Dje në rrugën “Jusuf Balaj” në Prizren një person i gjinisë mashkullore me veturën e tij ka goditur aksidentalisht këmbësorin fëmijë (djalë).
Si pasojë e aksidentit viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti eshte dërguar për tretman mjekësor.
“Pas marrjes së ndihmës së parë viktima është liruar në shtëpi”, njofton policia.