Shpërthen granata e dorës, lëndohen dy fëmijë në Nishor të Suharekës

Kronikë e zezë

Shpërthen granata e dorës, lëndohen dy fëmijë në Nishor të Suharekës

Më: 4 mars 2017 Në ora: 22:39
ilustrim

Dy fëmijë janë lënduar nga shpërthimi i një granate dore në Nishor pasditen e sotme.

Fëmijët janë jashtë rrezikut për jetë, dhe tani ndodhen në Spitalin e Prizrenit.

Granata e dorës, e cila është gjetur nga ta afër Shkollës Fillore “Bajram Curri”, u ka shpërthyer në një lokacion tjetër, larg nga aty.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Suharekës, e cila për TherandaPost ka theksuar se institucionet e sigurisë kanë qenë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe hetimet po vazhdojnë sipas procedurave të rregullta ligjore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat