“Kishim 5 vjet bashkë”, flet e fejuara e korçarit që u dogj i gjallë para vjehrrës e kunatës

Kronikë e zezë

“Kishim 5 vjet bashkë”, flet e fejuara e korçarit që u dogj i gjallë para vjehrrës e kunatës

Më: 4 mars 2017 Në ora: 16:33
Olgert Miho

Pas vdekjes në mënyrë tragjike të 38 ­vjeçarit Olgert Miho, i cili u vetëdogj me benzinë në shenjë hakmarrjeje për ndarjen nga e fejuara, kjo e fundit ka zbardhur marrëdhënien mes tyre dhe shkakun që e detyroi atë t’i jepte fund kësaj fejese.

D. Ismailanji është marrë në pyetje dje nga Policia e Korçës, ku ka rrëfyer me detaje çfarë kishte ndodhur mes çiftit, çka dyshohet të jetë bërë shkak për tragjedinë.

“Kishim pesë vite të fejuar. U përpoqëm të ndërtonim jetën tonë në Tiranë. Fillimisht ishim shumë të lumtur dhe gjithçka shkonte mirë, por gradualisht ai nisi të bëhej xheloz dhe sa vinte e kjo gjë rëndohej. Nuk po duroja dot më, çdo gjë që unë bëja kthehej në një arsye për t’u grindur. Olgerti bëhej xheloz për çdo gjë. U kthye në një marrëdhënie që nuk funksiononte më. Xhelozia e tij ishte e tepruar, akuzat për tradhti dhe të tjera më shtynë drejt ndarjes. Ishte një vendim i vështirë sepse unë e doja, kisha bërë shumë plane për jetën tonë së bashku, por u lodha, nuk duroja dot më. U grindëm dhe unë i komunikova vendimin tim për t’u ndarë. Ai nuk e priti mirë, por gjithsesi unë e kisha vendosur”, është shprehur në polici D. Ismailanji.

Sipas saj, edhe pas ndarjes Olgerti kishte bërë përpjekje për t’u ribashkuar, por ajo ishte e vendosur për t’i dhënë fund dhe nuk e kishte pranuar. “Kishim më se një muaj të ndarë nga njëri­tjetri. Gjatë kësaj periudhe Olgerti më kishte kërkuar që të ktheheshim bashkë, por unë e kisha vendosur të ndahesha. Nuk e prisja kurrë që ai të bënte një veprim të tillë, nuk e mendoja kurrë”, është shprehur në polici 30­vjeçarja.

Sipas të dhënave, ajo nuk ka shkuar në varrimin e ish të fejuarit të saj.

Pasi ka vizituar të motrën në spital mësohet se ajo ka qëndruar në Korçë me familjen e saj, por për të evituar ndonjë incident të mundshëm me të afërmit e 38­vjeçarit ka vendosur të mos marrë pjesë në ceremoninë mortore. Ngjarja ku Olgert Miho i dha fund jetës ndodhi dy ditë më parë. Ai u ngjit në pallatin ku jetonte ish-vjehrra e tij dhe dyshohet se në gjendje të dehur është spërkatur me benzinë, duke i vënë flakën vetes. Të plagosura mbeten ish-vjehrra dhe ish-kunata.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat