Pedofili i Facebook-ut: Për tre muaj kishte joshur më shumë se 200 adoleshente

Kronikë e zezë

Pedofili i Facebook-ut: Për tre muaj kishte joshur më shumë se 200 adoleshente

Më: 2 mars 2017 Në ora: 16:12
Pedofili i Facebook-ut

Gjykata Themelore në Pozharevc ka dënuar me dy vjet burg pedofilin, për shkak të shantazhit dhe shpërndarjes së fotografive pornografike, fëmijëve në një profil të rremë në Facebook.

Sipas gjetjeve të hetimit, shkruajnë mediat serbe, Dejan R. (29) ka hapur një llogari të rreme në Facebook në emër të David Mitroviq, dhe si fotografi të profilit ka vendosur një foto të një adoleshenti.

Në të dhënat e profilit ai ka shkruar se është një 14 vjeç, dhe pastaj ka kërkuar nga të miturat që të shkëmbejnë fotografi me përmbajtje pornografike.

Për tre muaj ai ka joshur më shumë se 200 vajza që e kanë pranuar atë për një mik.

Fillimisht thuhet se ai vetëm shkruante me to dhe më vonë atyre u dërgonte edhe fotografi të organeve të tija seksuale. E nga vajzat ai kishte kërkuar fotografi ku ato dukeshin të zhveshura lakuriq.

Pas kësaj, ai linte takime me to, në të cilat ai i shantazhonte. U thoshte se nëse refuzojnë, do tua publikonte fotografitë.

Ai është zbuluar nga disa prindër të adoleshenteve, të cilët i kishin parë fotografitë e tij në Facebook, rast të cilin e kishin raportuar në polici.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat