Dalin fotot e shqiptarit që u vra me plumb në kokë, e dashura: O zot i madh, po përse?

Kronikë e zezë

Dalin fotot e shqiptarit që u vra me plumb në kokë, e dashura: O zot i madh, po përse?

Më: 28 shkurt 2017 Në ora: 22:42
Shqiptari që u vra me plumb në kokë dhe e dashura

Vdekja e 35-vjeçarit është konfirmuar ditën e djeshme, ndërsa mësohet se ai është qëlluar me plumb në kokë mbrëmjen e së premtes në Monte San Giusto (Macerata, Itali) nga një efektiv policie.

Klodiani është qëlluar teksa, nën drejtimin e një makine të vjedhur, po përpiqej të shtypte me makinë dy efektivë, të angazhuar në kontrolle për disa vjedhje të ndodhura në disa apartamente. Mesa duket plumbi ka bërë rikoshet në makinë dhe më pas ka goditur në kokë shqiptarin duke e shpërfytyruar.

Image

Hysa u transportua në spital dhe shpejt kaloi në vdekje klinike dhe më pas u konfirmua vdekja e tij. Për t'i qëndruar pranë gjatë orëve të tij të fundit, shumë të afërm nga Shqipëria kanë udhëtuar drejt Italisë.  Fjalët e të dashurës së tij të mbytur nga dëshpërimi kanë qenë këto: "O zot i madh, po përse?".

Efektivi që e qëlloi me armën e shërbimit, është nën hetim për vrasje të paqëllimshme dhe tejkalim të mbrojtjes legjitime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat