I plagosuri në Pejë lirohet nga spitali

Kronikë e zezë

I plagosuri në Pejë lirohet nga spitali

Nga: BOTA SOT Më: 24 shkurt 2017 Në ora: 17:45
Pamje nga shtëpia ku u bë vrasja

Policia e Kosovës ka njoftuar se i plagosuri në Pejë me iniciale B.N. është jashtë rrezikut për jetë dhe është liruar nga spitali pas dhënies së ndihmës mjekësore.

Babai i të plagosurit me iniciale I.N dyshohet se është vrarë nga djali i hallës së tij shkaku i një borxhi prej 75 mijë eurove që dorasi ia kishte tashmë të ndjerit.

PK-ja njofton se ka arrestuar edhe të dyshimtin e dytë dhe ka konfiskuar armën e tipit “V.B.V Bernardelli” cal: 7.65mm dhe 2 thika me të cilat dyshohet se është kryer vepra.

“Të dyshuarit janë: H.A (1996)- i arrestuar ne vendin e ngjarjes dhe I.A ( 1961) i arrestuar pas arratisjes së tij nga vendi i ngjarjes. Të dyshuarit me urdhër të prokurorit të Shtetit mbahen në ndalim policor prej 48 orëve, për të vazhduar me procedura ligjore”, thuhet në njoftimin e policisë.

“Hetuesit rajonal janë duke bërë përpjekje intensive në bashkëpunim të plotë me prokurorin e çështjes që gjatë zhvillimit të hetimit të mësohet edhe motivi i kryerjes së kësaj vepre penale”, thotë PK./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat