Ngjarje e rëndë në Tiranë, 17-vjeçarja detyron të miturën të bëjë seks me burra, i merr paratë

Kronikë e zezë

Ngjarje e rëndë në Tiranë, 17-vjeçarja detyron të miturën të bëjë seks me burra, i merr paratë

Më: 24 shkurt 2017 Në ora: 10:02
Ilustrim

Një vajzë 17-vjeçare dhe një 37-vjeçar me banim në Tiranë u vunë në pranga nga policia e kryeqytetit pasi akuzohen për shfrytëzimin seksual pa dëshirën e saj të një vajze.

Ka qenë e mitura me inicialet S.SH., e cila ka bërë kallëzim pranë komisariatit 2, se Dritan Toska, tashmë i arrestuar, ka kryer marrëdhënie seksuale me të, marrëdhënie të cilën e kishte nxitur 17-vjeçarja me inicialet K.H., gjithashtu e arrestuar.

Nga hetimet e policisë, rezultoi se 17-vjeçarja e ka nxitur të renë S.Sh. që të kryejë marrëdhënie seksuale edhe me persona të tjerë me qëllim që ajo të përfitonte vlerat monetare.

Policia thotë se materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Tiranës, për veprën penale "Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitura të moshës 14-18 vjeç” në ngarkim të Dritan Toskës dhe për veprën penale "Favorizimi i prostitucionit"- në tentativë, në ngarkim të 17-vjeçares K. H. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat