Shqiptari i dehur rreh dhe kërcënon gruan me vrasje, e pëson keq

Kronikë e zezë

Shqiptari i dehur rreh dhe kërcënon gruan me vrasje, e pëson keq

Më: 20 shkurt 2017 Në ora: 12:39
Ilustrim

Dhuna dhe kërcënimet e përsëritura ndaj gruas së tij i kanë kushtuar shtrenjtë një 45-vjeçari shqiptar, pasi ka përfunduar në pranga. 

Ngjarja ndodhi gjatë natës së 18 shkurtit në rrugën ‘Monte San Vito’ në Ankona, por sot është publikuar në mediat italiane.

Shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, në gjendje të dehur ka kërcënuar se do ta vriste gruan e tij. ‘Corriereadriatico.it’ shkruan se ka qenë gruaja shqiptare ajo që ka lajmëruar e tmerruar policinë, e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes.

Pavarësisht se karabinierët ndodheshin në banesën e çiftit, burri vijonte të kërcënonte gruan e tij, ndërsa e godiste atë me sende të forta, duke i shkaktuar lëndime në trup.

Tashmë shqiptari ndodhet në pranga në paraburgim, ndërsa ndaj tij rëndon akuza për ‘dhunë në familje’ dhe ‘plagosje e lehtë’. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat