Mitrovicasi kërcënohet me revole nga ish bashkëshortja

Kronikë e zezë

Mitrovicasi kërcënohet me revole nga ish bashkëshortja

Më: 20 shkurt 2017 Në ora: 10:42
Ilustrim

Raportet policore në muajt e fundit, tregojnë se edhe meshkujt në Kosovë po përjetojnë dhunë nga femrat.

Rasti i fundit i raportuar nga Policia e Kosovës ka ndodhur të shtunën e vikendit që shkoi, kur rreth orës 16:20 minuta Policia ka pranuar një thirrje nga ankuesi mashkull, i cili kërkonte ndihmën e forcave të rendit ngase ish bashkëshortja e tij po e kërcënonte me armë.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Mitrovicës, në rrugën “Mbretëresha Teutë”, ku raportohet se një mashkull është kanosur me armë nga e dyshuara femër, ish bashkëshortja e viktimës. Policia deklaroi se nga e dyshuara është konfiskuar një revole dhe me urdhër të prokurorit rasti ka shkuar në procedurë të rregullt. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat