Aksidenti tragjik në Itali/ Identifikohen dy shqiptarët që humbën jetën

Kronikë e zezë

Aksidenti tragjik në Itali/ Identifikohen dy shqiptarët që humbën jetën

Më: 20 shkurt 2017 Në ora: 10:14
Pamje nga aksidenti

Kanë humbur jetën në një aksident tragjik dy shqiptarë, si dhe kanë mbetur të plagosur tre të tjerë.

Aksidenti ndodhi ditën e djeshme në autostradën “16”, në aksin rrugor San Severo-Termoli pranë fshatit San Paolo di Civitate.

Mediat italiane bëjnë me dije se shqiptarët Shkëlzen Ndreu 28 vjeç dhe Blerium Beci 31 vjeç humbën jetën pasi dy automjete të tipit ‘Benz’ janë përplasur kokë më kokë.

Përplasja ka qenë aq e fortë sa dy shqiptarët kanë mbetur të vdekur në vend, ndërsa të plagosurit janë transportuar për në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Policia italiane ka nisur hetime për të zbardhur shkaqet e aksidentit të rëndë ku humbën jetën dy shqiptarët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat