Tragjike: Vëllai i ngul thikën vëllait

Kronikë e zezë

Tragjike: Vëllai i ngul thikën vëllait

Më: 20 shkurt 2017 Në ora: 09:55
Sulmi me thikë, ilustrim

Një plagosje me thikë ka ndodhur ditën e djeshme në Durrës.

Policia e Durrësit bën me dije se pas një konflikti për motive të dobëta, një 25-vjeçar në Durrës i ka nguluar thikën vëllait të tij.

Pas ngjarjes, policia ka vënë në pranga Emiliano Begeja 25 vjeç, banues në Durrës, autori i plagosjes.

Ndërsa, A.B. 22 vjeç, ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale" Plagosja e lehtë me dashje" dhe " Dhunë në familje".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat