Dy operacione për trafikantët e kanabisit, arrestohen pesë persona

Kronikë e zezë

Dy operacione për trafikantët e kanabisit, arrestohen pesë persona

Më: 20 shkurt 2017 Në ora: 09:19
Policia shqiptare duke arrestuar një të dyshuar, foto arkiv

Dy operacione policore janë zhvilluar në Fier e Kukës për kanabis, prej të cilëve u kapën 31 kg kanabis dhe u arrestuan disa trafikantë droge.

Konkretisht në Kukës u zhvillua operacioni "Prita" prej të cilit u sekuestruan rreth 23 kg kanabis dhe u arrestuan në flagrancë 4 shtetas.

Më datë 19.02.2017mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative,  policia arrestoi: Arbresh Kalia, 31 vjeç banues në fshatin Gurë, Dibër. Rexhep Likdeda, 39 vjeç, banues në Rrushkull, Durrës. Partizan Elezaj, 45 vjeç, banues në Zall-Reç, Dibër. K.E., 16 vjeç, banues në Zall-Reç, Dibër.  Në fshatin Bicaj ata janë kapur në flagrancë me një sasi prej 23 kg  kanabis, të cilën po e transportonin me “Furgon” me targa TR 2797 T.

Operacioni tjetër u zhvillua në Fier i koduar si "Mbrostari". U sekuestruan 8 kg lëndë narkotike dhe u arrestua  Alket Merka, 40 vjeç, banues në fshatin Mbrostar Ura, Fier.

Në banesën e tij në Mbrostar Ura iu gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale 8 kg lëndë narkotike kanabis.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat