Aksidenti në Elbasan/ Humb jetën 20 vjeçarja, 4 të tjerë në gjendje të rëndë

Kronikë e zezë

Aksidenti në Elbasan/ Humb jetën 20 vjeçarja, 4 të tjerë në gjendje të rëndë

Më: 19 shkurt 2017 Në ora: 14:44
Ilustrim

Shënohet viktima e parë e aksidentit të rëndë rrugor që ndodhi ditën e sotme në aksin Cërrik- Gostimë në afërsi të fshatit Shtermen.

Si pasojë e plagëve të marra nga pëprlasja, ka ndërruar jetë 20-vjeçarja me iniciale K.H. E reja nuk mundi t’i mbijetojë dot plagëve të marra, duke ndërruar jetë në spital.

Në mesditë, u përplasën dy automjete me njëra tjetrën. Bëhet fjalë për mjetin tip “Volksëagen” me targa AA 015 MR i cili u përplas me automjetin tjetër, tip “Ford” me targa AA 123 BE.

Si pasojë janë plagosur rëndë 4 shtetas të cilët janë transportuar në Spitalin Kirurgjik Elbasan për të marrë ndihmën mjekësore. Dyshohet se shkak për aksidentin ka qenë shpejtësia. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat