Atentati ndaj shitëses në Shkodër, motrën ia vranë një vit më parë

Kronikë e zezë

Atentati ndaj shitëses në Shkodër, motrën ia vranë një vit më parë

Më: 19 shkurt 2017 Në ora: 14:19
Shitësja Flutura Muça

Policia e Shkodrës akoma nuk e ka zbardhur atentatin e një dite më parë në Shkodër, por detaje të reja kanë dalë në dritë. Të dëmtuarës, një vit më parë i kanë vrarë motrën.

Shitësja Flutura Muça, ndodhej në dyqanin e saj të tekstileve në Rus të Shkodrës, kur një person me skafandër në kokë iu afrua dhe qëlloi 5 herë mbi të.

Gruaja 49 vjeçe mori tre plumba, në këmbë dhe në trup, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Autori u largua menjëherë me motoçikletë e cila drejtohej nga një person tjetër. Flutura Muça 49 vjeçe është motra e Suela Sulos, e vrarë një vit më parë nga bashkëshorti i saj Sadetin Sulo.

Kjo ngjarje kjo e ndodhur në mobilerinë e çiftit në Melgushe të Shkodrës. Policia ka nisur hetimet dhe një nga pistat është edhe konflikti mes saj dhe familjarëve të ish-bashkëshortit të motrës.

Policia ka bërë shoqërimin e tyre në polici dhe ka marrë në pyetje, por deri tani nuk ka arritur të zbardhë ngjarjen dhe motivet e atentatit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat