Arrestohen binjakët për vjedhje

Kronikë e zezë

Arrestohen binjakët për vjedhje

Më: 19 shkurt 2017 Në ora: 12:45
ilustrim

Dy vëllëzë janë arrestuar në Malësi të Madhe në Shqipëri, për vjedhje. Gjatë kontrollit të banesës iu gjetën lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.

Të arrestuarit janë J. M., 26 vjeç, banues në Malësi e Madhe dhe F. M., 26 vjeç, banues ne Malësi e Madhe.

U bë arrestimi në flagrancë i 2 shtetasve (vëllezër binjakë), pasi Jetlumi dyshohet se i ka vjedhur një motor tip ZIP-Star, pa targë, shtetasit Gj. N, 22 vjeç, banues në Malësi e Madhe.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë të këtyre shtetasve është gjetur lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa me peshë 1 kg e 140 gr.

Motori së bashku me lëndën narkotike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Vjedhje” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve kryer në bashkëpunim".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat