Arrestohet i riu nga Vlora, abuzonte seksualisht me femrat në Itali

Kronikë e zezë

Arrestohet i riu nga Vlora, abuzonte seksualisht me femrat në Itali

Më: 17 shkurt 2017 Në ora: 23:46
ilustrim

Mbrëmjen e sotme policia e Vlorës ka arrestuar një 39-vjeçar, të shpallur në kërkim nga policia italiane. I arrestuar është Vaisi Hoxhaj, i cili akuzohet për “Shfrytëzim Prostitucioni” dhe “Kërcënim” dhe është dënuar nga drejtësia italiane me 5 vite e 10 muaj burg.

Policia e Vlorës, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e këtij shtetasi në zonën e “Pusi i Mezinit” Vlorë.

Hoxhaj është shpallur në kërkim nga Interpoli i Romës Itali për veprat penale “Pjesëmarrje në organizatat kriminale”, “Shfytëzim prostitucioni me dhunë” dhe “Kërcënim”. (Nenet 110, 81, 416 dhe 600, të Kodit Penal). Për këto vepra penale, Autoritetet e Gjykatës Catanzo Itali, e kanë dënuar shtetasin e lartpërmendur me 5 vite e 10 muaj burg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat