Grabitet një bastore në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, vidhen 80 mijë denarë

Kronikë e zezë

Grabitet një bastore në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, vidhen 80 mijë denarë

Më: 16 shkurt 2017 Në ora: 15:05
Ilustrim

Dy persona të panjohur të armatosur me armë , mbrëmë rreth orës 20 , grabitën një bastore në Çarshinë e Vjetër të Shkupit. Grabitësit arritën të marrin rreth 80 mijë denarë.

Siç bëhet e ditur nga komunikata e Ministrisë për Punë të Brendshme, mbas plaçkitjes, të dy personat kanë ikur në drejtime ende të panjohura.

Ndërkaq, po ndërmerren masa për gjetjen e të dyshuarve dhe zbardhjen e tërësishëm të rastit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat