Itali - Qëlloi me levë të riu, kapet në hotel pas 10 vitesh në arrati shqiptari

Kronikë e zezë

Itali - Qëlloi me levë të riu, kapet në hotel pas 10 vitesh në arrati shqiptari

Më: 15 shkurt 2017 Në ora: 23:14
ilustrim

Një shqiptar u arrestua nga policia italiane pas rreth 10 vitesh në arrati.

Në pranga ka përfunduar shqiptari Sokol Elezi, 43 vjeçar, i cili akuzohet për vrasje në tentativë.

Ngjarja për të cilën akuzohet 43-vjeçari ka ndodhur në vitin 2006, i cili ka goditur me një levë në kokë një të ri pranë një ndërtese në Verzuolo, në zonën e Cuneo.

Elezi bashkëpunoi me vëllain e tij, ndërsa konflikti ka ndodhur për shkak të mosmarrëveshjeve të vjetra midis dy familjeve.

Image

I riu u qëllua me plumba në kofshë dhe në bark dhe përfundoi në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

43-vjeçari u ndihmua të fshihej nga bashkatdhetar të tij. Ai u gjet në një hotel në Bergamo dhe u përpoq t’i shmangej policisë, por ua arrestua. Ai do të vuaj  një burgim prej7 vjet dhe 6 muaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat