Përmbyset motoskafi i mbushur me drogë, kapen “mat” dy shqiptarët

Kronikë e zezë

Përmbyset motoskafi i mbushur me drogë, kapen “mat” dy shqiptarët

Më: 13 shkurt 2017 Në ora: 11:20
Përmbyset motoskafi i mbushur me drogë

E kishin mbushur motoskafin plot me drogë dhe udhëtonin drejt Italisë, por kjo duket se nuk ishte dita e tyre me fat. Bëhet fjalë për dy shqiptarë, të cilët transportonin drejt brigjeve të Salentos rreth 500 kilogramë marijuanë.

Por mjeti i tyre lundrues u përmbys dhe pas operacionit të shpëtimit, Guardia di Financa gjeti në det plot gjysmë ton drogë, me një vlerë prej më shumë se 1 milionë euro.

Për pasojë dy shqiptarët, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, u arrestuan për trafik ndërkombëtar droge. Sipas autoriteteve, motoskafi me të cilën lundronin dy shqiptarët dyshohet të jetë përmbysur për shkak të peshës së madhe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat