Kokainë e përzier me ilaç për kuajt, vdes studentja 21- vjeçare

Kronikë e zezë

Kokainë e përzier me ilaç për kuajt, vdes studentja 21- vjeçare

Më: 12 shkurt 2017 Në ora: 13:45
Penny Hargreaves

Kokaina e përzierë me ilaç për kuajt, i kushtoi jetën një vajze të re. Penny Hargreaves, një studente infermierie 21- vjeçare, vdiq nga mbidoza.

Vajza e re u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Blackburn. Penny duhet t’a dinte mirë përzierjen e ilaçeve, por pavarësisht studimeve përdori kokainë, e cila rezultoi e përzerë me ilaç për kuajt.

Dy substancat ishin të papërputhshme me njëra tjetrën dhe kështu i shkaktuan vdekjen 21- vjeçare angleze, shkruan noa.al. E reja gjeti vdekjen menjëherë pas marrjes së drogës.

“Shpresoj që kjo tragjedi të shërbejë si mësim për shumë të rinj, të cilët duhet të reflektojnë për atë që bëjnë. Marrja e kokainës është shumë e rrezikshme, sidomos nëse është e përzierë”, tha mjeku ligjor për “Mirror”.

Penny ndërroi jetë në fund të muajit tetor, por mesjavën e kaluar, ekspertiza mjeko- ligjore përcaktoi saktësisht shkaqet e vdekjes

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat