Vrasja e dyfishtë në Fier, Ermira ishte shtatzënë

Kronikë e zezë

Vrasja e dyfishtë në Fier, Ermira ishte shtatzënë

Më: 11 shkurt 2017 Në ora: 15:27
Ermira Arapi

Nuk kanë të ndalur detajet që bëhen publike në mënyrë zyrtare dhe jozyrtare në lidhje me ngjarjen makabre të ndodhur në qytetin e Fierit ditën e djeshme (e premte, 10 shkurt).

Bazuar në detajet e grupit hetimor, dyshohet se 29-vjeçarja Ermira Arapi ishte shtatzënë. Ditën e hënë do të jepet edhe përgjigja e fundit e mjekësisë ligjore.

Gjithmonë në kuadrin e dyshimeve ngelet fakti që mund të ketë qenë një konflikt i mundshëm mbi shtatzëninë ai që ka çuar në vrasjen e dyfishtë të ndodhur brenda në makinë, ku Drini Derveni dhe Ermira Arapi u gjetën pa jetë.

Ermira kishte marrë plumb në qafë, ndërsa autori i vrasjes, 32-vjeçari Derveni ishte qëlluar në kokë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat